Pas zyrës së Kadastrës në Korçë, punonjësit e së cilës janë vetëkarantinuar, pasi një specialist rezultoi pozitiv nga koronavirus, një tjetër institucion ka mbyllur dyert. Bëhet fjalë për degën e Thesarit në Fier.
Të gjithë punonjësit janë vetëkarantinuar. Shkak për këtë është bërë një punonjës i Degës së Thesarit, që ka dalë pozitiv me koronavirus.
Ndërprerja e punës në Degën e thesarit, do të sjellë probleme në ndarjen e pensioneve, pagave, asistencës dhe përkrahjes sociale.