Shqiperi/ I infektuar me COVID-19/ Deputeti Alimadhi dërgohet në Spitalin Infektiv

27.03.2020 20:30:58

Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi do të shtrohet në Spitalin Infektiv. Ai njoftoi ditën e sotme se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, bashkë me bashkëshorten e tij

Më herët, Alimadhi shfaqi pakënaqësi për kujdesin e treguar nga sistemi shëndetësor. Por tanimë do të qëndrojë në Spitalin Infektiv, ku do të ketë një mjekim më të specializuar nga mjekët.

Në reagimin e tij, deputeti i opozitës së re, akuzoi kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.