Dy ditë më parë, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi nëpërmjet një shkrimi në Facebookun e tij ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Menjëherë pas këtyre kritikave ndaj Kurtit, ministri i jashtëm i Kosovës, krahu i djathtë i kryeministrit Kurti, Glauk Konjufca ka shkarkuar nga detyra vajzën e Kelmendit nga detyra e saj në ambasadën e Kosovës në Francë.
Tefta Kelmendi e cila ishte e emëruar si Këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Francë është shkarkuar nga detyra e saj.