Krytari i bashkisë së Victorias në Australi, Tony Herbert, është gjobitur për shkelje të rregullave të kufizimit, pasi u fotografua duke pirë birrë në rrugë.
Sipas mediave të huaja, Herbert u kap nga kamera duke qëndruar jashtë një hoteli me tre persona të tjerë.
Kështu të enjten Policia në Victoria e gjobiti atë me 1,652 dollarë australianë, për mosrespektimin e rregullave të distancimit shoqëror, të dizajnuara për të parandaluar përhapjen e COVID-19.








































