Në një tavolinë ‘relaksi’ Merkel, Macron, Thaci, Haradinaj, Rama – Vuçiq e Brnabiq (Foto)

29.04.2019 20:56:43

Në Samitin e Berlinit janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar çështje të ndryshme në mesin e të cilave është edhe çështja mes Kosovës dhe Serbisë.

E në imazhet e publikuara më poshtë shihen se si presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri shqiptar Edi Rama e homologët e tyre serbë, Aleksandar Vuçiq e Ana Brnabiq, diskutojnë në një tavolinë “relaksi” me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin franceze Emmanuel Macron, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se sot kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar para fillimit të Samiti të Berlinit, se do të diskutojnë për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kemi pasur një rast si Maqedonia me Greqinë që na ka dhënë shpresë për të zgjidhur çështje të ndryshme. Por, përveç këtyre, ka tema të tjera, sidomos gjatë darkës do të diskutojmë për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, që të shohim se çfarë mund të bëjmë, që t’i sjellim në një drejtim të duhur këto vende. Shpresoj të kemi diskutim shpresëdhënës në lidhje me këto çështje”, është shprehur Merkel.