Haxhiu: Situata në Berlin është duke shkuar “llugë” (Video)

Haxhiu: Situata në Berlin është duke shkuar “llugë” (Video)

29.04.2019 21:15:58

Drejtori i televizionit “Klan Kosova”, Baton Haxhiu, në një lidhje direkte me drejtorin e Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama, ka thënë se takimi që është duke u mbajtur në Berlin po kalon me tension.

“Ka përplasje mes liderëve dhe paqartësi brenda…Pas fjalimit të njërit prej liderëve të Kosovës që nuk e di i cilit është krijuar një “llugë”. Diçka brenda nuk është duke shkuar mirë. ..Pak kush prej liderëve evropian ka menduar se përplasja mund të jetë kaq e madhe”.

Gazetari ka thënë se përplasja mendohet se ka të bëj me dallimet që kanë palët për të ardhmen.

“Serbia ka refuzuar krimet e luftës t’i pranojë si të tilla”, ka shtuar ai, përcjell Telegrafi.

Haxhiu ka thënë se është parë nga “avioni” që Gjermania ka përkrahur taksën që Haradinaj ka vendosur ndaj Serbisë.

“Përkrahja që Gjermania i ka dhënë taksës ka krijuar një lloj paradoksi. Kjo përkrahje e ka fuqizuar Haradinajn”.

Ai ka thënë se është paradoksale të mendohet se Gjermania mund të detyrojë Serbinë të njeh Kosovën kur “nuk ka arritur ta bind Qipron apo Rumaninë ta njohin Kosovën”.

Haxhiu ka thënë se takimi ka pasur të përfundoj para orës 20:00 por sipas të gjitha gjasave ai do të përfundojë në orën 22:30 dhe sipas tij kjo tregon se sa “llugë” po shkojnë punët aty.