Shqiperi/ 14 raste të reja me koronavirus, 750 të infektuar në total, 30 viktima

28.04.2020 11:22:21
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 14 raste te reja me koronavirus. Harta e të infektuarve është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër.  Drejtorja e Shëndetit Publik, Albana Fico bëri të ditur se në total numri i personave të infektuarve ka shkuar në 750.

Ndërkohë listë së të shëruarve i janë shtuar edhe 9 pacientë të tjerë, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.

Sipas Drejtores se ISHP, mosha mesatare e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 46.8 vjeç.

30 viktima-Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

289 persona aktiv me COVID19- Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.

Harta e të prekurve

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

BashkiaTë prekurTë shëruar
Tiranë309188
Shkodër10764
Krujë979
Durrës4238
Fier3729
Kurbin31
Korçë1918
Elbasan1815
Kukës1810
Lezhë1414
Has1412
Kavajë98
Lushnje74
Vlorë54
Pukë54
Mirditë53
Rrogozhinë44
Tropojë44
Berat32
Mallakastër11
Mat1

 

Situata nën kontroll-Pavarësisht luhatjeve në numra ditorë situata vazhdon të jetë e kontrolluar.

Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i qytetarëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.

Apeli për qytetarët-Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.