Shqipëri/ Pandemia nuk ndal rrugën ilegale të shqiptarëve për të shkuar në Britani, ja si fshihen në kamionë

30.04.2020 11:19:07

Pandemia nuk i ka ndalur rrugët e emigracionit të paligjshëm. Shumë të rinj kanë shfrytëzuar çdo mundësi, me të vetmin qëllim largimin nga vendi. Rruga më e shkurtër dhe ajo e përhershmja është sigurisht lëvizja me kamionë të fshehur në shtresa të dyfishta dhe me rrezikun e lartë të kalimit ilegalisht.

Fotot që shoqërojnë këtë shkrim shprehin qartë imazhin e publikuar nga Zyra e Emigracionit në Britani, ku shfaqen 4 shqiptarë, të cilët tentuan të futeshin ilegalisht në ishull.

Ata u zbuluan nga forcat e kufirit në një kamion, teksa qëndronin në një ndarje të ngushtë. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy rumunë, të cilët së fundmi janë dënuar me burg.

Kamioni i tyre u ndalua mëngjesin e 23 shkurtit. Kur oficerët filluan të kontrollonin mjetin gjetën një mur ndarës mes sediljes së pasagjerit dhe pjesës së ngarkesës. Këtu kishte mjaftueshëm hapësirë për të vendosur shqiptarët. Dy të dënuarit janë të moshave 28 dhe 19-vjeçare. 28-vjeçari do të vuajë 36 muaj burg, ndërsa 19-vjeçari, 24 muaj brenda qelisë.

Ian Hanson, drejtori i Forcës Kufitare Evropë dhe ndërkombëtar, tha: Ne po punojmë me forcat e rendit për t’u siguruar që njerëzit kontrabandë të përballen me forcën e plotë të ligjit.

“Kjo ishte një përpjekje e ashpër për të provuar të sjellë njerëzit në MB në mënyrë të paligjshme. Furgoni ishte përshtatur për qëllimin e vetëm të kontrabandës”, konfirmoi ai.