Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Gjatë ditës së sotme në rrethana ende të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Sipas tij, me të marrë informacionin, njësitet dhe ekipet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
“Është pranuar një informacion për zjarr në Prishtinë edhe në lokacionin që ju potenconi. Policia ka reaguar dhe menjëherë janë informuar njësitet e zjarrfikësve, për reagim në fikjen e zjarrit. Pas raportimeve shtesë do të bëhen të ditura informacione tjera”, tregoi Hoxha, duke lënë të nënkuptohet se nuk dihen shkaqet që çuan në djegien e kësaj shtëpie.






































