Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pas lehtësimit të masave në Kosovë, është vërejtur një rritje e lehtë e rasteve me koronavirus.
Një dukuri e tillë, sipas Ahmetit duhet të na e rikujtojë se duhet të vazhdojmë që të zbatojmë masat sipas rekomandimeve të IKSHP-së.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes PRISHTINË!
Pas javës së parë të lehtësimit të masave, jemi dëshmitarë të rritjes sadopak të numrit të rasteve me #covid19.
E kjo na rikujton se duhet të vazhdojmë që të i zbatojmë me kujdes të gjitha masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP-së.
Edhe pak kohë vazhdo #rriNshpi që shumë shpejtë të dalim e të e shijojmë pranverën plot në Prishtinë.
Ju dëshirojmë një javë plot mbarësi e shëndet!