Piloti amerikan thyen rregullat e karantinës, dënohet me katër javë burg

13.05.2020 11:59:44

Një pilot amerikan i kompanisë FedEx e ka paguar shtrenjtë shkeljen e rregullave të karantinës.

Singapori ka dënuar një pilot amerikan me katër javë burg për thyerjen e karantinës së tij të detyrueshme, raporton Bbc

Piloti 44-vjeçar i FedEx mbërriti nga Australia në fillim të prillit dhe u udhëzua të qëndronte në hotelin e tij në aeroport, por në vend të kësaj mori një tren në qendër për të vizituar disa dyqane.

Singapori të mërkurën regjistroi 675 raste të reja, duke rritur në total shifrat në më shumë se 25,000 – deri tani numri më i lartë në Azinë Jug-Lindore

Numri zyrtar i vdekjeve është 21.

Shumica e infeksioneve janë ndër më shumë se 300,000 punëtorë të huaj në Singapor.