Prokuroria e Përgjithshme: Kërcënimi i prokurorëve, demotivim në kryerjen e detyrës

10.02.2017 14:12:22

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas kërcënimit të bërë ndaj prokurorit të Krujës, Bujar Memia. në një deklaratë për mediat prokuroria bën me dije se prokurorët janë demotivuar  për shkak të fjalorit të përdorur kundër tyre, për të justifikuar ndryshimet ligjore në kuadër të reformës në drejtësi.

“Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer.

Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëve, i përdorur për të justifikuar ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithsesi po vijojnë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjitshme.