Në Landovicë të Prizrenit u konfiskua një armë automatike

10.02.2017 13:58:08

 

Hetues policorë të Stacionit Policor “Veriu” në Prizren, duke u mbështetur në informacione inteligjente, sot e kanë bastisur një shtëpi në fshatin Landovicë me ç’ rast e kanë sekuestruar një armë automatike të llojit kallashnikov. I dyshuari është intervistuar në polici dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit të shtetit i  njëjti është liruar ndërsa kallëzimi penal do t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt.