Një i dyshuar në Pejë ishte arrestuar para dy dite pasi nuk kishte respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes në orarin e caktuar dhe ndalesës për pune të kafe-bareve dhe restoranteve.
Nga policia në lokalin e tij janë hasur edhe 10 persona tjerë të cilëve iu janë përpiluar procesverbale dhe shqiptuar gjoba kurse ndaj personit juridik, pronarit të lokalit i është përpiluar procesverbal dhe i është mbyllur lokali me vulë të komunës.
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.








































