Çollaku është i bindur se vizat liberalizohen në fund të viti, por tash thotë se kusht është demarkacioni!

09.09.2016 18:47:35

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimeve Evropiane, thotë se “ka kryer punë duke plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave”.

Çollaku – tash shef i stafit të presidentit Hashim Thaçi – tha se është i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit.