Haradinaj vizitoi edhe herë të tjera Francën, por nuk u ndalua

05.01.2017 21:24:08

Ish- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën që e lëmë pas u ndalua nga autoritetet franceze, në bazë një kërkese ‘’urdhër-arrest’’ të lëshuar nga Serbia.

Që nga ndalimi i tij i djeshëm në Francë, Haradinaj gjatë tërë ditës iu është nënshtruar procedurave ligjore administrative, ku në fund u raportua se Gjykata e Apelit në Colmar ka marr vendim që ai të mbetet në paraburgim, njofton Klan Kosova.

Ramush Haradinaj u ndalua në Francë një ditë më parë për shkak të një fletëarresti të vitit 2004 të lëshuar nga shteti serb, pak a shumë ngjashëm siç ishte ndaluar edhe nga autoritetet sllovene në vitin 2015.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Haradinaj udhëton drejt Francës dhe pason arrestimi.

Kreu i AAK-së kishte udhëtuar në Francë por nuk ishte ndaluar gjatë vizitës së tij në kohën e mbajtjes së Kampionatit Europian ku Ramush Haradinaj kishte ndjekur ndeshjet e kombëtares.

15894525_1581291998553366_2840678643612741482_n