Mbyllet Prishtina – Leipzig, rezultat i pabesueshëm

05.01.2017 21:32:33

Skuadra e Prishtinës ka shkëlqyer në sfidën e tretë të ditës.

Pas një barazimi dhe një disfate në dy ndeshjet e para në turneun ku po merr pjesë në Gjermani, Prishtina ka shkëlqyer në ndeshjen e tretë.

Prishtinasit e mposhtën skuadrën e Leipzig Nord-West me rezultat të thellë, 5:0.

Golat për ekipin bardhekaltër i realizuan Lorik Boshnjaku (2), Endrit Krasniqi (2) dhe Gauthier Mankenda (1).