Durrës, nisin reshjet e borës, për herë të parë pas shumë vitesh

05.01.2017 21:47:19

Në qytetin bregdetar të Durrësit, mbrëmjen e sotme kanë nisur reshjet e dëborës.

Situata e përkeqësuar e motit, me temperatura të ultra nën zero dhe reshje bore intensive që prej ditës së djeshme në veri dhe juglindje të vendit, duket se nuk ka kursyer edhe qytetin bregdetar.

Reshjet e borës rikthehen në Durrës pas shumë vitesh…