Behgjet Pacolli paditë Enver Hasanin: Shihemi në Gjykatë

05.01.2017 22:00:02

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, pasi ky i fundit ka thënë se njerëzit e Pacollit i kanë ofruar 1 milion euro për vendim në favor të tij në Kushtetuese. Pacolli ka paralajmëruar Hasanin se do ta denoncojë për, siç ka thënë ai, shpifje për t’ia dëmtuar personalitetin.

“E shikova emisionin e Adriatik Kelmendit dhe rastësisht e dëgjova tek përmendet emri im. Enver Hasani, unë neser do te ju denoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“O Zot …. kush e ka udhehequr gjykaten Kushtetuese të Kosovës!!! Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës”, thuhet më tej në shkrimin e Pacollit.

Hasani, në emisionin “Rubikon” në KTV ka thënë se përveç se ka marrë ofertë prej 1 milion eurove, ai edhe është kërcënuar nga njerëzit e afërt me Pacollin, i cili ishte rrëzuar nga posti i presidentit nga Gjykata Kushtetuese.

“Njerëzit e tij m’i kanë ofruar 1 milion euro, përveç kërcënimeve që kam marrë unë dhe familja ime në emër të tij. Në një ditëlindje ku isha i ftuar, në Prishtinë, më afrohet një person dhe më thotë, xhirollogarinë në bankë se kemi fol me një mik timin të përbashkët, nuk është me rëndësi emri, i thashë për çka, tha për me t’i bartë paret, ishte tri katër ditë para se me ndodh vendimi për rastin Pacolli”, ka thënë Hasa