Maquez “mbret” në Spanjë, merr kryesimin e Botërorit

06.05.2018 22:06:59

Marc Marquez me Honda dolën fitimtarë në çmimin e Madh të Spanjës të zhvilluar në pistën e Jerez. Piloti spanjoll me këtë sukses merr kreun e renditjes së përgjithshme, duke lënë pas Johan Zarco dhe Maverick Vinales. Marquez mori kryesimin në mesin e garës dhe duke përfituar edhe nga një aksident 8 xhiro nga fundi, që përfshiu 3 ndjekësit e tij më të afërt, Pedrosa, Lorenzo e Dovizioso, e kaloi i pari vijnë e finishit. Një garë e dobët përgjithësisht me Yamahan, me dy pilotët e saj Rossi dhe Vinales që e mbyllën garën respektivisht në vendin e pestë dhe të shtatë.

Renditja për pilotë