Flutura Açka humb djalin e vetëm, mesazhi prekës i shkrimtares

06.05.2018 22:08:00

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka humbur djalin e saj të vetëm. Ka qenë vetë Acka e cila përmes një postimi në faqen e vet në Facebook ka ndarë lajmin më të hidhur që një prind mund të japë, ndarjen nga jeta të fëmijës së saj të vetëm, djalit vetëm 18 vjeç që është shuar pas një sëmundjeje të rrallë.

Mesazhi i Flutura Açkës

Miqtë e mi,

Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.

Flutura