Pogradec, gjendet i pajetë në lumin Shkumbin 55-vjeçari

06.05.2018 22:00:06

Një person është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin në orët e vona të pasdites së sotme në fshatin Slabinjë.

Policia njofton se ka agjetur të pajetë trupin e shtetasit me iniciale i B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë.

Nga kqyrja paraprake, e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.