Fundoset anija, mbyten 20 persona

26.12.2016 16:35:10

Televizioni shtetëror i Malit raporton se të paktën 20 persona janë mbytur pasi anija e tyre është fundosur në rajonin Timbuktu.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur dje, transmeton Express.

Souleymane Mahamane, i cili jeton në fshatin Gourma-Rharous, që gjendet pranë vendit të ngjarjes, ka thënë se të mbijetuarit kanë treguar se anija ishte mbingarkuar dhe ballafaquar me erëra të forta.

Aksidentet me anije janë të zakonshme në Mali gjatë kohërave kur ka erëra të forta. Po ashtu, anijet në këtë vend zakonisht bartin më shumë udhëtarë dhe mallra se që iu lejohet.