Sulmet kamikaze të ISIS-it të filmuara me dron (Video, +18)

05.01.2017 21:22:17

Një video treminutëshe që shfaq momente të sulmeve kamikaze të organizatës terroriste ISIS, ndaj ushtrisë irakiane dhe forcave kurde, është filmuar nga droni. Në këtë video shfaqen skena të tmerrshme ku vriten njerëz në qendër të qytetit.

Për fat të keq sulmet me autobombë janë treguar tejet të efektshme, duke marrë parasysh faktin se shumë njerëz janë vrarë nga ky lloj sulmi nga xhihadistët e ISIS-it, që jo rrallëherë improvizojnë vetura të blinduara për t’i shpëtuar plumbave të ushtrisë irakiane në rast se tentojnë t’i parandalojnë ata, transmeton Telegrafi.

Sulmet shpesh vijnë pa kurrfarë paralajmërimi dhe ndodhin shpejt, sa që nuk lënë kohë që të reagojnë. Ndërkaq, shoferët e këtyre veturave nuk brengosen për jetën e tyre, dhe këtë gjë më së miri e shpjegon videoja e postuar më poshtë.