Një femër shtetase e Shqipërisë, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi që e njëjta nuk ka përfillur urdhrin e gjykatës.
Sipas policisë, të dyshuarës i ishte ndaluar hyrja në territorin e Kosovës për 2 vjet, ndërsa është hasur duke punuar në një objekt hotelier në Ferizaj.
E dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.