Plagosë veten me armën e bashkëshortit

14.09.2016 13:29:23

Një femër është vetë plagosur aksidentalisht me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Tërstenik të Pejës, ku e dyshuara ishte plagosur në dorë me armën e bashkëshortit të saj.

Policia i është përgjigjur rastit dhe në sallon të shtëpisë kanë gjetur dhe konfiskuar armën e llojit pistoletë TT me një karikator me një fishek dhe një gëzhojë cal.7.62 mm.

E plagosura pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

Të dy të dyshimtit janë arrestuar dhe pas intervistimit të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar.