Zhduket e mitura në Mitrovicë

14.09.2016 13:27:31

Një vajzë e moshës së mitur është raportuar se është zhdukur para dy ditësh në Mitrovicë.

Sipas policisë së Kosovës, ankuesi mashkull ka informuar se vajza e tij e moshës së mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.