Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë

14.09.2016 13:09:42

Kreu i Podujevës, Agim Veliu ka uruar për nisjen e punimeve të rrugës nacionale Podujevë-Prishtinë.

Ai ka thënë se ky projekt po realizohet falë mbështetjes së Ministrisë së Infrastrukturës.

Lexoni urimin e Veliut:

Të dashur miq,

 

Kam kënaqësinë e veçantë që komunikimin me Ju, përmes këtij rrjetit social ta filloj me urimin për fillimin e punimeve në zgjerimin e Rrugës Nacionale Podujevë – Prishtinë.

Ky është projekti më i madh dhe më i rëndësishmi që realizohet për qytetarët llapjanë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës, përkatësishtë Ministria e Infrastrukturës.