“Partia e Akademikëve e Profesorëve”, ia huqin shenjës së pikësimit në slogan për zgjedhje

19.09.2019 18:08:42

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar sloganin për zgjedhjet e 6 tetorit.

“BESO.” – ky do të jetë slogani me të cilin kandidatja për kryeministre dhe LDK-ja do të kërkojnë votën e qytetarëve.

Mirëpo, kjo parti që nga mbiemrat më të famshëm që ia kanë dhënë vetës është “Partia e Akademikëve e Profesorëve”, kanë bërë një huqje në shenjat e pikësimit.

Pas fjalës “Beso”, e cila është një fjalë thirrëse, do të duhej të vihej pikë-çuditëse dhe jo pikë, njëlloj siç ndodh për të gjitha fjalitë thirrmore.

Paqartësi ka edhe në thirrjet e tjera dhe prioritetet e kësaj partie, por ajo që ka rënë më tepër në sy ka qenë kjo përzierje e shenjave të pikësimit.