Tahiri bind Metën: Do të votohet ligji i kamerave

14.09.2016 13:03:06

Saimir Tahiri ka arritur të bindë Ilir Metën që LSI të japë votat për ligjin e kamerave. Ligji i votuar vetëm nga PS u kthye në kuvend nga presidenti Nishani.

Të enjten e kaluar PS kërkoi në parlament që shqyrtimi i dekretit të presidentit të shtyhet. Kjo me gjasë për arsye se PS nuk i kishte votat.

LSI e kishte abstenuar ligjin në komisione. Por pas kësaj Saimir Tahiri pati një takim me Ilir Metën në zyrën e këtij të fundit.

Ky takim u pasua me një tjetër që Tahiri bëri zot me Spartak Brahon e Petrit Vasilin. Pas takimit ai tha se ligji do të miratohet të enjten.