Pacolli: Ky ishte kontributi i babait tim (Foto)

14.09.2016 14:51:31

Rrahim Pacolli nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka përkujtuar prindin e  tij duke thënë që ishte gjithnjë në shërbim të kombit dhe fesë.

Ai ka thënë se babai i tij nuk është pajtuar asnjëherë ta lëshoj vendin dhe trojet e veta, dhe kjo u bë pretekst shtesë që paramilitarët serb e rrahën dhe e maltretuan.

“Edhe pse ndjej dhimbje dhe vuajtje, në të njëjtën kohë ndihem krenar me babain tim i cili me urtësi, bujari dhe punë arriti që të jetë i respektuar nga rrethi dhe më gjerë. Prandaj pavarësisht që sot ai më nuk është në mesin tonë, vepra bujare e tij do të jetojë gjithmonë. Pusho i qetë prindi im”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

 

Sot bëhet një vit që kur babai im Haxhi Ruhan Pacolli u nda fizikisht nga kjo jetë. Ai gjatë gjithë jetës së vet ishte në shërbim të kombit dhe fesë, ku si pasojë e bindjeve të tij ai u torturua e u maltertua brutalisht nga policia serbo-sllave gjatë luftës së fundit në Kosovë të viteve 1998-1999. Ai nuk u pajtua asnjëherë ta lëshoi vendin dhe trojet e veta, dhe kjo u bë një pretekst shtesë që paramilitarët serb e rrahën dhe maltretuan.

Sot, unë edhe pse ndjej dhimbje dhe vuajtje, në të njëjtën kohë ndihem krenar me babain tim i cili me urtësi, bujari dhe punë arriti që të jetë i respektuar nga rrethi dhe më gjerë. Prandaj pavarësisht që sot ai më nuk është në mesin tonë, vepra bujare e tij do të jetojë gjithmonë. Pusho i qetë prindi im! Rr.P