Dy vajza binjake vdiqën mes flakëve në New South Wasles të Australisë, pasi mbyllën aksidentalisht derën duke e lënë nënën e tyre jashtë. Kur ekipet e zjarrfikësve arritën të hyjnë brenda, ato i gjetën vogëlushet tre vjeçare të kapura për dore me njëra tjetrën.
Ferri i flakëvë e përfshiu banesën e tyre brenda pak minutave. E ëma kishte dalë jashtë të hidhte një jastëk që kishte marrë zjarr, kur vogëlushet për shaka mbyllën derën duke e penguar të hynte brenda.
Djali i saj pesë vjecar, ishte në oborr. Pavarësisht ulërimave të gruas dhe thirrjeve që vajzat të hapnin derën nga brenda, ajo nuk arriti përvecse të shikonte e pashpresë sesi zjarri përpinte banesën. Besohet se vajzat ndërruan jetë për shkak të tymit toksik.