Mistri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, kanë vizituar pikën kufitare me Shqipërinë, për të parë implementimin e masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës lidhur me pandeminë COVID-19.
Zemaj ka kërkuar që të respektohen masat e marra nga IKSHPK-ja, duke thënë se duhet të jemi korrekt dhe të ruajmë shëndetin.
“Jemi Që të shohim edhe në praktikë sesi po qëndron çështja e lëvizjes së lirë. I lus të gjithë ata që hyjnë në Kosovë ti respektojnë masat e dhëna nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja”, tha Zemaj.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramandani tha se kalimi i kufirit në mënyrë të lirë nuk nënkupton që do ta rrezikojmë shëndetin e qytetarëve.