Digjet një zyrë në repartin e Radiologjisë

15.09.2016 11:36:43

Një zyre në repartin e Radiologjisë në QKUK, është përfshirë nga zjarri, njofton raporti policor.

Njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Dyshohet se shkaktar i zjarrit ka qenë energjia elektrike.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.