Vrasje në Dukagjin, ekzekutohet një 31-vjeçar

15.09.2016 11:38:52

Rreth orës 10:15 në fshatin Gjuraj, Njësia Administrative Plan, Dukagjin të Shkodrës raportohet se ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore të komisariatit Shkodër dhe të drejtorisë Shkodër si dhe dy grupe të FNSH Shkodër dhe grupi hetimor informon se i vrarë ka mbetur Gjok Arra, 31 vjeç.

Dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë 2 vëllezërit shtetasit Luvigj Bludaj, 31 vjeç dhe shtetasi Çesk Bludaj, 37 vjeç banues të dy në fshatin Gjuraj.

Nga Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit Shkodër janë ngritur pikat e kontrrollit në hyrje të zonës dhe janë në ndjekje të autorëve.

 

 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë gjyqësore për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikt për pronën.