Një zyre në repartin e Radiologjisë në QKUK, është përfshirë nga zjarri, njofton raporti policor.
Njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Dyshohet se shkaktar i zjarrit ka qenë energjia elektrike.
Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.






































