Policia arrestoi javën e kaluar një burrë në Mexico City, pasi kishte fshehur një pistoletë brenda një sanduiçi.
Sipas mediave të huaja,i gjithë incidenti thuhet të ketë ndodhur në një stacion autobusi në lagjen Gustavo A.Madaro.

“Ky person u përpoq të kalonte përmes detektorit me një armë të mbushur me plumba, dhe e mbështolli atë me letër alumini”, tha policia.
Megjithatë ende nuk dihet nëse i dyshuari po planifikonte të kryente ndonjë vjedhje në një nga autobusët e transportit publik.










































