Rënkimet e pacientëve te Infektivi, mjekja Najada Çomo u përgjigjet skeptikëve: Mos hidhni baltë, gjithçka shihni është e vërtetë

19.07.2020 23:43:04

Pas akuzave se pamjet me rënkimet e pancientëve të publikuara nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishin të rreme ka reaguar Shefja e Spitalit Infektiv, mjekja Najada Çomo.

Çomo kërkon që të mos përbaltet puna e mjekëve dhe shprehet ndër të tjera se gjithçka që shihet aty është e vërtetë dhe se mjekët po luftojnë me vdekjen.

“19 Korrik,, e Diele,, ne muajin e 5, qe jemi duke trajtuar dhe luftuar,Pafund, per te shpetuar Jete njerezish,qe vuajne nga Covid 19 .Infektologe, Reanimatore, infermiere, sanitare, Imazherist,jane sot ne Sherbim te mbi 100 pacienteve te shtruar. ! Jane Shume, dhe nuk mund Ti perbaltni,, po vuajne, po luftojne me vdekjen ! Lutuni per Shendetin e tyre, Ata jane ne spital. NeJemiPerJu,“- shkruan mjekja krah videos, fjalë  të cilat i thotë edhe vetë.