Sylejman Selimi viziton Isa Mustafën

04.02.2019 14:50:23

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bëri të ditur sot ka pritur për vizitë ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Selimi si komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës.

“Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim. Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës”, shkruan Mustafa.