Gjermania merr në dorë situatën, lëvizja e Merkel për të zgjidhur krizën Turqi-Greqi

22.08.2020 10:51:13

Gjermania duket se ka marrë në dorë situatën e tensionuar mes Turqisë dhe Greqisë në Egjeun Lindor me qëllim uljen e palëve në tavolinën e negociatave.

Mediat greke dhe ato turke raportojnë se ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të kryejë një vizitë në Athinë dhe Ankara gjatë ditës së martë duke patur në fokus problemet në Egjeun Lindor.

Krahas kësaj, Mass do të informohet në lidhje me krizën në Libi si edhe raportet e BE-së me Rusinë.