Operatorët turistikë Vlorë i kanë drejtuar një kërkesë kryeministrit Rama, për lehtësimin e procedurave për rekrutimin e punonjësve të huaj, me argumentin se vend mundojnë ato të kualifikuar dhe të trajnuar.
Sipas tyre, edhe pse tashmë ka kaluar piku i sezonit turistik, sërish ka një kërkesë të konsiderueshme për staf.
“Nëse nuk zgjidhet ky ngërç për ne është e pamundur të ngremë në standardet e duhura shërbimin”, thuhet në kërkesën drejtuar Ramës.
Kërkesa e plotë:
Pavarësisht situatës së Coronavirusit ky sezon turistik tregoi sërish problemet me të cilat përballet sektorin turistik! Mes tyre edhe mungesa e tregut të kualifikuar të punës. Ndaj, ne operatorët turistik kërkojmë krijimin e kushteve të përshtatshme për rektrutimin e punonjësve të huaj të trajnuar dhe kualifikuar! Edhe pse ka kaluar pjesa e pikut te sezonit turistik ende një pjesë e konsiderueshme e jona është duke kërkuar staf për të përmbushur nevojat. Pavarësisht bashkëpunimit tonë me zyrat rajonale të punësimit oferta është më e ulët se kërkesa ndaj do të ishte e udhës lehtësimi i procedurave për punësimin e shtetasve të huaj nga vende të rajonit dhe jo vetëm.
Nëse nuk zgjidhet ky ngërç për ne është e pamundur të ngremë në standardet e duhura shërbimin.








































