Ky është apeli i Emergjencës dhe Policisë për natën e Vitit të Ri

30.12.2017 23:09:40

Festimi i Vitit të Ri gjithmonë shoqërohet edhe me fishekzjarre dhe mjete të tjera plasëse.

Por, jo rrallë ato sjellin edhe lëndime, sidomos tek fëmijët.

Për këtë arsye, drejtuesit e Emergjencës në QKUK bëjnë thirrje për kujdes, derisa premtojnë se do të jetë në gatishmëri të plotë gjatë këtyre ditëve.