Mjeku italian: Pandemia ka qenë e organizuar nga mafia mjekësore, vaksinat janë të rrezikshme

10.09.2020 17:00:03

Teksa bëri thirrje që të mos bëhet tamponi,  doktori italian Roberto Petrella gjatë intervistës ekskluzive për “Shqipëria Live” foli edhe për vaksinat, të cilat sipas tij janë të rrezikshme.

Mjeku u shpreh se vaksinat krijojnë një deficencë imunitare në sistemin e fëmijës. “Në Itali vijnë çdo vit viruse. S’e di nëse vijnë dhe në Shqipëri. Por në Itali vjen çdo vit nga një virus dhe ata bëjnë vaksinën, të cilën nuk kanë kohë ta përgatisin. Duhen të paktën tetë muaj. Pra, vaksina që bëjnë sivjet shërbente për atë të vitit të shkuar. Po ta bëj vaksinën në shtator, për të ditur nëse kam imunitet, duhet të pres tre muaj. Pra, tetor, nëntor, dhjetor”, tha ai.

“Vjen virusi i ri dhe vaksina që kam bërë tani nuk bën asgjë për virusin e ri. Sepse COVID ndryshon vazhdimisht. Nuk është i njëjti. Do të krijohen dëme të pariparueshme e të pandreqshme.

Kjo pandemi ka qenë e organizuar nga mafia mjekësore, nga kompanitë farmaceutike dhe nga disa personazhe që quhen Bill Gejts, dhe të tjerë. Të pasur. Sepse ata duan të ulet popullsia. Duan shfarosjen e popullsisë. Fundja, pse vijnë ta bëjnë vaksinën në Itali? Pse s’e bëjnë te vendet e varfa? Sepse atje vdesin që tani nga 5 milionë fëmijë në vit.  Janë të kequshqyer.  Duken si kufoma që ecin. Duan vetëm të shkatërrojnë të ardhmen e brezit tonë, të fëmijëve tanë. Dhe në ç’mënyrë? Duke na shkatërruar trurin”, përfundoi Petrella.