Infektologu Izet Sadiku, ka folur për gjendjen aktuale të pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Sadiku tha se rritja e numrit të rasteve ka qenë e pritur.
Sipas tij rritja e rasteve po vërehet gjithandej Evropës.
Ai theksoi se Kosova duhet të analizojë forcimin e masave për parandalimin e COVID-19.
Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë në Kosovë tha se rritja e rasteve mund të jetë e papërballueshme për sistemin spitalor.
“Numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptueshme duke ditur aktivitetet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi iCOVID19 . Rritja e kapaciteteve testues e cila do të vazhdoj të rritet edhe javëve ne vijim”, tha ndër të tjera Sadiku.








































