Ahmet Asani
▪︎Të gjithë jemi të mendimit se me një pjesë te shqiptarëve diçka nuk po shkon si duhet, se nje pjese e shqiptareve jo vetëm qe nuk ta çojne mallin e shqiptarit, as per nga forma – pamja e jashtme, e as per nga Fryma e tyre e brendshme, por se keta shqiptarë kanë per mision shkaterrimin e cdo gjeje kombetare shqiptare!
▪︎Jemi deshmitarë se një pjesë e konsiderueshme e ketrye shqiptarëve më shumë respektojnë popujt që na kanë sunduar, se sa popujt qe na kanë çliruar, më shumë e afrojnë ate që ju rri larg e me ftohtësi, se sa ate që ju afrohet afer e me ngrohtësi! Është ky një fenomen i cili dihet, por që deri sot nuk është trajtuar nga askush në mënyrë të duhur shkencore!
▪︎Shkenca e evolucionit qartë e thotë që një fenomen i tillë i rrespektimit të atij që të dhunon, nuk ka të bëjë fare me vetëdijen e cila ndodhet në pjesën e përparme të trurit, por ka të bëjê me ndërdijen e cila ndodhet në pjesën e prapme të trurit, pra me ate pjesë të trurit e cila daton nga periudha evolucionit gjenetik të zvarranikëve!
▪︎Së këndejmi mendoj që “dashuria” e madhe e disa shqiptarëve ndaj Lindjes së dhunshme, nuk ka të bëjë fare me dashuri, por de fakto ka të bëjë me frikë! Ka të bëjë me frikën për ekzistencë, të cilën turqit dhe sllavet gjatë 600 viteve të sundimit te tyre arritën t’ua mbjellin në ndërdije shumë shqiptarëve!
▪︎ Duke u nisur nga ky realitet, personalisht mendoj që Kombi Shqiptar ka nevojë edhe per një Rilindje Kombetare, respektivisht edhe per një periudhë ta quaj të tretë të Rilindjes Kombetare! E quajta te tretë nga qe mendoj se deri tani Rilindja Kombetare shqiptare ka kaluar neper dy periudha, dhe se i duhet edhe nje periudhe e tretë per ta mbyllur procesin e nisur të Bashkimit Kombetar!
▪︎Si datë e fillimit të periudhes se parë te Rilindjes Komberare nga shumë dijetarë shqiptarë merret viti 1844, vit kur Naum Veqilharxhit botoi Abetaren e pare Shqiptare dhe si vit i perfundimit merret vitin 1912 kur edhe shpallet pavarësia Shqiperisë në Vlorë !
▪︎Periudha e dyte e Rilindjes Kombetare, sipas mendimit tim fillon me demostratat e v.1968 respektivisht me themelimin e Universitetit të parë në Kosovë ne v.1969 dhe zgjatë deri ne v.1999 vit ky kur Kosova u çlirua nga roberia 600 vjecare turko-serbe! Se kjo periudhë mund të quhet periudhe e dytë Rilindjes Kombetare, edhe ate si shumë e pasur dhe e bujshme ka fakte, ka deshmi dhe deshmitarë te gjallë! Arsyeja pse kjo periudhë e dyte e Rilindjes Kombetare u kurorëzua me fitore, qendron mu ne faktin se në kete periudhë shqiptaret e Kosoves u zgjuan nga gjumi shekullor dhe me vetedije te larte bene pastrim e nderdijes kombetare nga engramat gjenetike të kohës së robërisë!
▪︎ Duke patur për bazë gjitha keto me lart, mendoj se arsyet per nje Rilindje te tretë Kombetare janë të shumta, jo vetem per arsye te ngritjes së të drejtave njerezore e kombetare te shqiptareve ne Maqedoni , Luginë e Malësi, por edhe per mbrojtje nga nje invazion i papare i Lindjes se dhunshme kunder gjitha te arriturave te shqiptareve në Shqipëri e Kosovë e Dasporê! Si rezultat i ketij Invazioni Lindor i cili ka dy dekada qe po vepron fuqishem ne gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë, sot kemi fenomene te çuditshme, të çoroditshme, të pakuptueshme dhe te papranueshme per pjesen e vetedijshme te kombit shqiptar dhe për miqt e shqiptarëve!
▪︎ Si perfundim mendoj qe kombit shqiptar i duhet edhe nje Rilindje e tretë, respektivisht edhe nje periudhë e cila do të jetë e fundit apo si thuhet e treta e verteta, nje periudhë e Rilindjes Kombetare me ngritje të Frymes Njerezore e Kombetare në baza shkencore, periudhë kjo e cila do t’na bashkonte si komb ne aspektin njerëzor, shpirtror, kombetar e shtetror!
Like
Comment
Share








































