Hoxhaj me bizneset në Prizren: Lehtësira fiskale, përkrahje direkte përmes granteve investive

03.02.2021 15:20:10

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një takim me përfaqësues të bizneseve në Prizren, ku ka thënë se Plani i Rimëkëmbjes ekonomike parasheh lehtësira fiskale, përkrahje direkte përmes granteve investive dhe subvencioneve.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se plani i Rimëkëmbjes është plan për zhvillimin e bizneseve.

PËR CILËN PARTI DO TË VOTONI MË 14 SHKURT?

LVV

58.19% (18,139 vota)
PDK

23.27% (7,252 vota)
LDK

11.81% (3,682 vota)
AAK

4.61% (1,436 vota)
NISMA

2.12% (661 vota)

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Plani i Rimëkëmbjes është plan për zhvillimin e bizneseve. Është plan për rritjen e punësimit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. Para shumë biznesmenëve prizrenas, dje prezantova Planin e Rimëkëmbjes, i cili parasheh fondin prej 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike, ku 500 milionë euro do të jenë të dedikuara vetëm për bizneset.

Prizreni është qendër e kulturës dhe historisë sonë. Por, ndër vendimet e para që do të marr si kryeministër, do të jetë vendimi për ta bërë Prizrenin edhe zonë ekonomike.

Ne do të ofrojmë lehtësira fiskale për bizneset, përkrahje direkte përmes granteve investive dhe subvencioneve, por edhe siguri për çdo investitor, duke e themeluar Gjykatën Komerciale.