OKB do të rinisë dërgimin e ndihmave në Siri

22.09.2016 10:12:06

Kombet e Bashkuara do të rinisin dërgimin e konvojeve me ndihma në Siri.

Ato kanë ndaluar operacionet të hënën, pas një sulmi vdekjeprurës mbi një mision të ndihmës.

Avionët rusë ose sirianë dyshohet se janë përgjegjës për këtë sulm që ka ndodhur pranë Alepos.

“Kamionët e ndihmave tani do të kalojnë nëpër disa zona, por me kujdes dhe maturi”, tha për BBC-në i dërguari i OKB-së për krizën në Siri, Staffan di Mistura.

Fuqitë ndërkombëtare do të diskutojnë sot në Nju Jork përpjekjet për paqe në Siri.