Kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë edhe formalisht dorëheqjen e parevokueshme si gjest moral.
Ai ka deklaruar se vendimi për prishjen e koalicionit me VV-në ishte i duhur.
“Unë po sa dhashë dorëheqje, dorëheqja ime ishte e parevokueshme, prandaj edhe nuk patë diskutim. Unë falënderova të gjithë për punën 10 vjeçare. Kam besim edhe sot që ky Kuvend një kryetar që do ta qoj LDK-ën përpara”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, LDK-ja ka zgjedhur partneritetin me SHBA-në dhe këtë çmim e ka paguar tashmë.
“Për vendime të mira unë konsideroj se të gjitha vendimet i kemi marrë si të arsyeshme, që kanë pasur objektiv interesin e vendit. Vendimi për prishje të koalicionit me VV është një vendim i mirë sepse ndërmjet partneritetit me SHBA-në dhe qëllimeve dhe orientimeve të VV-së unë kam zgjedhur që të kem partnetitetin me SHBA-në. E kemi paguar këtë çmim por e kemi paguar me qëllim,” ka thënë Mustafa.
Kujtojmë se në këto zgjedhje LDK-ja 12.73 për qind të votave të qytetarëve. Kjo edhe qoi në dorëheqjen e Mustafës dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda partisë.