Shqiperi/Tensionohet situata në Elbasan/ Sherr mes militantëve të PS dhe PD, disa persona të shoqëruar

14.03.2021 12:44:22

Është tensionuar situata në qytetin e Elbasanit ditën e sotme, ku një grup të rinjsh janë përfshirë në një përleshje fizike.

Bëhet me dije se në sherr janë përfshirë një grup militantësh të PS dhe të PD.

Situata u tensionua pasi militantët e PSD-së tentuan të shkonin në “Hotel “Skampa, ku ndodhet kryeministri Edi Rama, ndërsa për t’i ndaluar i dolën papara militantët e PS.

Pas përplasjes, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ndodhen në qytetin e Elbasanit ditën e sotme, me rastin e Ditës së Verës.

Tensionohet situata në Elbasan/ Sherr mes militantëve të PS dhe

Tensionohet situata në Elbasan/ Sherr mes militantëve të PS dhe

Tensionohet situata në Elbasan/ Sherr mes militantëve të PS dhe