Besian Mustafa: Kam kandiduar për të thyer heshtjen në LDK

14.03.2021 12:54:23

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është deklaruar për procesin e sotëm zgjedhor.

Mustafa tha se ka ditë të tëra që ka publikuar një letër të hapur ku i ka bërë ftesë LDk-së që të thyejë heshtjen pas rezultateve që pati më 14 shkurt.

“Të gjitha përpjekjet e mija edhe atëherë edhe sot është për të insistuar që heshtja në LDK të thyhet dhe besoj se me këto zgjedhje heshtja shpresoj që të jetë thyer. Kam kandiduar për të thyer heshtjen në LDK. Kjo heshtje në LDK nuk mund të mbizotërojë dhe duhet të përfundojë sa më parë. LDK ka nevojë për dialog me vetveten, me qytetarët, me ish-votuesit dhe votuesit tani. Ky diskutim duhet ta kthejë LDK-në në zhvillimin që kishte në vitin 1989”, tha Mustafa.

Mustafa u pyet që t’i komentojë deklaratat e Abdixhikut se kandidimi i Mustafës ishte befasi, ndërsa tha se të gjithë kandidatët janë një ekip.

“Pasi këto ishin vlerat e LDK-sa ato duhet kthyer. Unë po flas si LDK, ku të gjithë bartin përgjegjësi për gjendjen në të cilën gjendet LDK-ja. Natyrisht se ne jemi një ekip, si unë si Lutfi, Lumiri e gjithë ekipa LDK. Pra për këtë kam kërkuar që të kemi një ekip të LDK-së”